SPORT/ Operohet me sukses Egzon Bejtullai, ja sa do të mungojë shtylla e mbrojtjes së Dritës

Mbrojtësi qendror i FC Dritës, Egzon Bejtullai, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, e cila ka rezultuar plotësisht e suksesshme. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zyra për informim e klubit kampion.

Bejtullai pësoi një lëndim të rëndë në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes kampionale kundër FC Ballkanit.

Sipas raportit të parë mjekësor, gjithçka ka shkuar sipas planit dhe futbollisti pritet të lirohet nga spitali që ditën e nesërme për të nisur menjëherë fazën e rehabilitimit.

Tetovari ka qenë një nga shtyllat kryesore dhe titullar i padiskutueshëm në repartin defensiv të Dritës këtë sezon.

Reprezentuesin e  Maqedonisë së Veriut tani e pret një periudhë rikuperimi, ndërsa klubi dhe tifozët i kanë uruar rikthim sa më të shpejtë në fushën e gjelbër.

 

Shpërndaj me të tjerët