Erblin Osmani, anëtar i klubit gjerman Bayern Munich, ishte mysafir special në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe trofeve në rajonin e Gjilanit.
Në emër të kryetarit Armend Misini, Lidhja Rajonale e Futbollit Gjilan shprehu mirënjohje për Erblinin dhe familjen Osmani për vizitën dhe mbështetjen e tyre, duke theksuar se bashkëpunimi me futbollistët gjilanas që veprojnë në mbarë botën po forcohet vazhdimisht.
LRF Gjilan mbetet e përkushtuar në organizimin profesional të garave dhe në mbështetjen e gjeneratave të reja të futbollit, duke synuar të vazhdojë të jetë shembull në nivel vendi.

