MOTI/ Ndryshime të papritura të motit këtë javë, ja çfarë na pret

Java e parë e qershorit do të karakterizohet nga një mot mjaft i ndryshueshëm, duke sjellë rreziqe për stuhi lokale, por edhe temperatura të këndshme verore.

Sipas parashikimeve për periudhën 1–5 qershor 2026, vendi ynë do të përfshihet nga intervale me diell, vranësira të dëndura, rrufe dhe lokalisht breshër.

Meteorologët bëjnë thirrje për kujdes gjatë mesditës, pasi indeksi UV do të arrijë vlera të larta. Në anën tjetër, lagështia në tokë do të jetë e favorshme për bujqësinë, ndërsa cilësia e ajrit do të mbetet e mirë.

E hënë: Mot me diell dhe vranësira që gjatë ditës sjellin reshje shiu, shkarkesa elektrike dhe mundësi breshëri. Temperaturat: 9–12°C deri në 26–29°C. Era: veriperëndimore, 1–11 m/s.

E martë: Vranësira të dendura me reshje shiu, rrufe dhe breshër të izoluar. Temperaturat shënojnë rënie: 10–13°C deri në 22–26°C. Era: verilindore, 1–12 m/s.

E mërkurë: Stabilizim i lehtë. Mot me diell, vranësira të shpërndara dhe mundësi për riga të dobëta shiu. Temperaturat: 10–13°C deri në 24–27°C. Era: verilindore, 1–6 m/s.

E enjte: Diell dhe vranësira të dendura që vende-vende do të sjellin sërish reshje shiu. Temperaturat: 11–14°C deri në 21–25°C. Era: verilindore, 1–7 m/s.

E premte: Mbyllje e qetë e javës. Mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, pa reshje. Temperaturat: 10–13°C deri në 22–26°C. Era: veriperëndimore, 1–4 m/s.

 

Shpërndaj me të tjerët