ARRITJE AKADEMIKE / Gjilanasi Leon Bunjaku mbron me sukses titullin Master në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

Një tjetër sukses akademik vjen nga Gjilani. Leon Bunjaku ka përfunduar me sukses të lartë studimet master në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Gjermane në Universitetin e  Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.

Me këtë arritje, Bunjaku hedh një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij shkencor, duke synuar që në të ardhmen të vazhdojë studimet e doktoraturës.

Përmes një njoftimi, ai ka shprehur mirënjohjen për profesorët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.

“Me sukses përfundova studimet Master në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane. Shpreh mirënjohje të sinqertë për mentoren, Prof. Dr. Vjosa Sadriu Hamiti, për udhëzimet, mbështetjen dhe këshillat e vazhdueshme që kanë kontribuar në arritjen e këtij suksesi akademik.

Falënderoj gjithashtu komisionin vlerësues, Prof. Dr. Naser Mrasori dhe Prof. Ass. Dr. Arlinda Dushi, për vlerësimin dhe kontributin e tyre, si dhe të gjithë profesorët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim akademik.

Një falënderim i veçantë shkon për familjen time, e cila më ka mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi.”

Ky sukses i shtohet arritjeve të të rinjve nga rajoni i Gjilanit, duke dëshmuar potencialin dhe përkushtimin e kuadrove të reja në fushën e arsimit dhe shkencës.

 

Shpërndaj me të tjerët