POLITIKË RAJONALE/ Selver Xhelili: Protestat e kosovarëve në Shqipëri pa alternativë reale politike

Ish-kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Selver Xhelili nga Gjilani, i cili prej 16 vitesh jeton dhe zhvillon aktivitet të suksesshëm biznesor në Shqipëri, ka reaguar lidhur me protestat e disa qytetarëve nga Kosova kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke i cilësuar ato si të paqarta dhe pa alternativë konkrete politike.

Ai njihet edhe si afarist i vlerësuar në Shqipëri, ku biznesi i tij gëzon reputacion të mirë si nga klientët vendorë ashtu edhe nga turistët ndërkombëtar.

Ja postimi i plotë i tij:

Nuk i kuptoj njerëzit nga Kosova që vijnë të protestojnë në Shqipëri kundër Edi Ramës. Më lë të kuptoj se sa shumë kemi humbur si popull.

Kam 16 vite që jetoj në Shqipëri dhe besoj se pak kush e njeh më mirë se unë qeverisjen e Edi Ramës dhe raportin e saj me kosovarët. Këtë nuk e them nga teoria, por nga përvoja.

Prandaj, ju kosovarë që vini të protestoni kundër Edi Ramës, pyesni veten: kush mendoni se është më i mirë?

A keni një alternativë konkrete, apo po bëheni pjesë e një kauze të paqartë, e cila në fund mund të jetë më shumë kundër interesave të popullit shqiptar sesa kundër Edi Ramës?

Mendoni mirë, sepse për momentin, dhe sipas mendimit tim edhe për një kohë të gjatë, nuk shoh një alternativë më të mirë për interesat e Kosovës sesa Edi Rama.

Ky reagim është bërë nga ish-kandidati për deputet në Parlamentin e Kosovës, Selver Xhelili, i cili prej 16 vitesh ka biznes dhe aktivitet jetësor në Shqipëri.

Shpërndaj me të tjerët