KV Drita ka vazhduar dominimin në Beach Volley, duke u shpallur kampione e Kosovës edhe në kategorinë U20.
Suksesi u arrit në kampionatin e organizuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK), duke i shtuar edhe një trofe tjetër klubit gjilanas, pas triumfit të arritur edhe në kategorinë U18.
Titulli në kategorinë U20 erdhi falë paraqitjeve të shkëlqyera të Erind Qalajt, nën drejtimin e trajnerëve Fatlum Hajrizi dhe Albin Rexhepi.
Nga KV Drita u bë e ditur se ky sukses është fryt i punës së palodhshme, përkushtimit të lojtarëve dhe stafit teknik, ndërsa falënderuan të gjithë ata që e kanë mbështetur ekipin gjatë këtij rrugëtimi.
Me këtë triumf, KV Drita konfirmon edhe një herë cilësinë e punës me grupmoshat dhe vazhdon të mbetet një nga klubet më të suksesshme në Beach Volley në Kosovë.
