MOTI/ Java nis me diell, nga mesi priten reshje lokale dhe rritje e temperaturave

Java 13–17 korrik në Kosovë do të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat do të rriten gradualisht nga mesi i javës.

Të hënën dhe të martën do të mbajë mot kryesisht me diell, me temperatura maksimale nga 24 deri në 30 gradë Celsius.

Nga e mërkura dhe të enjten priten vranësira, riga lokale shiu, shtrëngata dhe shkarkime rrufesh në disa zona të vendit, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.

Të premten moti pritet të stabilizohet, me diell dhe vranësira të pakta.

IHMK vlerëson se kushtet do të jenë të favorshme për bujqësinë, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e gjatë në diell gjatë orëve më të nxehta dhe të kenë kujdes gjatë shtrëngatave të mundshme.

Shpërndaj me të tjerët