KUTURË/Sopranoja gjilanase Elona Sadiku shkëlqen në Operën e Kosovës

Sopranoja nga Gjilani, Elona Sadiku, ka ndarë me ndjekësit e saj një nga përvojat më të veçanta artistike, duke bërë të ditur se ishte sërish pjesë e Operës së Kosovës në operën “Gianni Schicchi” të kompozitorit Giacomo Puccini.

Sadiku interpretoi rolin e Nella-s, ndërsa u shpreh se ishte një përvojë e bukur të ndante skenën me artistë të nivelit botëror, së bashku me orkestrën e Operës së Kosovës, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe me regji të maestro Luca Ramacciotti.

“Pata nderin të jem sërish pjesë e Operës së Kosovës në operën ‘Gianni Schicchi’. Ishte një përvojë e bukur të ndaj skenën me artistë të mrekullueshëm e të nivelit botëror”, ka shkruar Sadiku.

Në fund të mesazhit të saj, ajo përcolli edhe thirrjen: “Viva l’arte!”.

Shpërndaj me të tjerët