SPORT/ Dy talentë të KV Drita ftohen në Kombëtaren U17 të Kosovës

Dy volejbollistë të rinj të KV Drita Meshkujt, Lir Jusufi dhe Mal Devaja, janë përzgjedhur për të përfaqësuar Kombëtaren U17 të Kosovës në volejboll.

Jusufi, i cili luan në pozitën e pasuesit, dhe Devaja, në pozitën e qendrës, janë vlerësuar për talentin, përkushtimin dhe punën e tyre të vazhdueshme.

Përzgjedhja e tyre është një dëshmi e punës që po bëhet në klubin gjilanas për zhvillimin e volejbollistëve të rinj.

Nga KV Drita u kanë uruar Lirit dhe Malit suksese me fanellën e Kosovës.

Shpërndaj me të tjerët