Në Bashkësinë Lokale të Zarbicës ka nisur projekti për renovimin e xhamisë së këtij vendbanimi, një objekt me rëndësi të veçantë për komunitetin dhe banorët e kësaj ane.
Xhamia e Zarbicës ndër vite ka qenë vendi ku është dëgjuar ezani, është falur namazi, janë bërë lutje dhe janë edukuar breza të tërë me dashurinë për fenë, vendlindjen dhe vlerat e përbashkëta.
Përmes këtij projekti synohet që xhamia të rinovohet dhe të ruhet si një amanet i trashëguar nga gjeneratat e mëparshme, duke krijuar kushte më të mira për besimtarët dhe brezat që do të vijnë.
Organizatorët kanë bërë thirrje për mbështetje nga të gjithë qytetarët, bashkëvendasit, bashkatdhetarët dhe bamirësit, duke theksuar se çdo kontribut, i madh apo i vogël, është i rëndësishëm për realizimin e këtij projekti.
Përgjegjëse për organizimin, koordinimin dhe mbarëvajtjen e projektit është Shoqata “Fondi Humanitar Molla Reka”, përmes së cilës do të realizohen kontributet dhe do të garantohet transparencë gjatë gjithë procesit të renovimit.
Të gjithë ata që dëshirojnë ta mbështesin këtë projekt mund të kontribuojnë përmes kësaj xhirollogarie:
IBAN: RS35 2000 9100 0000 1965 53
SWIFT/BIC: SBPORSBG
Banka: Poštanska Štedionica A.D. Beograd
Projekti është emërtuar: “Projekti shekullor i Xhamisë Shekullore”.
Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në mbështetje të këtij projekti, me qëllim që kjo xhami të vazhdojë të jetë një vend i besimit, lutjes dhe bashkimit edhe për gjeneratat e ardhshme.
