MIRËQENIA SOCIALE/ ShNV në Gjilan përmbyll muajin e parë të sesioneve psiko-sociale për personat e verbër

Në Gjilan, Shoqata e të Verbërve të Kosovës (ShNV) ka përmbyllur muajin e parë të ciklit të trajnimeve dhe sesioneve psiko-sociale për personat e verbër.

Gjatë fundjavës janë zhvilluar katër sesione me tema të rëndësishme si: “Humbja e shikimit dhe fillimi i procesit të rehabilitimit”, “Çfarë është pranimi i humbjes së shikimit?”, “Çfarë është rehabilitimi?” dhe “Roli i familjes dhe roli i profesionistëve”.

Sesioni është ligjëruar nga ekspertja Arjeta Naka, para grupeve publike dhe individuale.

Qëllimi i këtyre sesioneve është rritja e pavarësisë, zhvillimi i aftësive praktike dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së personave të verbër.

Sipas ShNV-së, përmes këtyre sesioneve kandidatëve u mundësohet ta kuptojnë dhe ta përballojnë më lehtë procesin e rehabilitimit, ndërsa paralelisht krijohen edhe hapësira për argëtim dhe shoqërim miqësor.

Shpërndaj me të tjerët