NJOFTIM/ Komuna e Gjilanit fton qytetarët në dëgjimin buxhetor

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se më 27 korrik 2026 do të mbahet dëgjimi buxhetor për planifikimin e buxhetit komunal.

Në këtë takim janë ftuar të marrin pjesë banorët e fshatrave Zhegër, Pidiq, Stanqiq, Shurdhan, Selishtë, Isufaj, Sefer, Goden, Dunav, Haxhaj, Demiraj, Çelik, Llashticë, Lladovë dhe Nasalë.

Takimi do të mbahet në ora 19:00, në objektin e SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër.

Qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat, nevojat dhe propozimet e tyre, të cilat do të shërbejnë në planifikimin e buxhetit komunal për vitet në vijim.

Komuna e Gjilanit ka bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në përcaktimin e prioriteteve për zhvillimin e komunës.

 

 

Shpërndaj me të tjerët