ARSIM/ Pas një rrugëtimi të sukseshëm akademik, pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

​Fakulteti i Edukimit ka organizuar një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqit, Ushtruese e Detyrës së Dekanes së këtij fakulteti, duke nderuar kështu kontributin e saj shumëvjeçar në arsimin e lartë dhe në zhvillimin institucional.

​Në emër të Universitetit, të pranishmit i përshëndeti Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, i cili shprehu mirënjohjen më të lartë për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e profesoreshës përgjatë tërë karrierës së saj akademike.

Gjatë ceremonisë u veçua gjithashtu edhe roli i saj i rëndësishëm në organet drejtuese të Universitetit, ku ka shërbyer si anëtare e Këshillit Drejtues nga viti 2021 gjatë një mandati, duke dhënë një ndihmesë të çmuar në proceset vendimmarrëse.

​Në fjalën e saj falënderuese, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi shprehu falënderime të përzemërta për kolegët, bashkëpunëtorët dhe studentët për mbështetjen e pakursyer ndër vite.

Ajo theksoi se rrugëtimi i saj profesional në Universitet do të mbetet gjithmonë një nga përvojat më të vlefshme të jetës së saj.

​Në përmbyllje të këtij takimi festiv, stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit të Edukimit shprehën fjalët më të mira të vlerësimit për bashkëpunimin korrekt, ndërsa profesoreshës i uruan shëndet të plotë, mbarësi dhe suksese në këtë etapë të re të jetës.

Shpërndaj me të tjerët