REND DHE SIGURI/ Policia e Gjilanit apelon për shmangien e zhurmës gjatë orëve të natës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar te qytetarët dhe subjektet afariste që gjatë orëve të natës të respektojnë rendin dhe qetësinë publike, duke shmangur zhurmat e panevojshme dhe të padurueshme.

Sipas Policisë, zhurma që shqetëson banorët përreth apo personat e tjerë, gjatë orareve të përcaktuara me ligj, përbën kundërvajtje dhe ndëshkohet me gjobë.

Në njoftimin e saj, Policia ka bërë të ditur se njësitë policore të Drejtorisë Rajonale në Gjilan tashmë kanë shqiptuar gjoba ndaj personave që nuk e kanë respektuar Ligjin për Rendin dhe Qetësinë Publike.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se do të vazhdojë me kontrolle për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me kompetencat ligjore.

Shpërndaj me të tjerët