FC Drita ka konfirmuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Zekirija Ramadani
Pas më shumë se dy vitesh e gjysmë në krye të skuadrës, ku udhëhoqi klubin drejt titujve kampionë dhe paraqitjeve me peshë në arenën ndërkombëtare, tekniku shkupjan mbyll këtë kapitull me bardhekaltrit.
Përmes një komunikate zyrtare, klubi nga Gjilani ka shprehur falënderimet më të larta për kontributin e tij:
”Ndërprejmë bashkëpunimin me kryetrajnerin Zekirija Ramadani.
Klubi ynë shpreh mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë më shumë se dy vjetëve e gjysmë me trajnerin Ramadani.
Bashkëpunimi ynë ishte i jashtëzakonshëm dhe sukseset që arritëm së bashku do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë.
Titujt kampion dhe arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi e punës kolosale që kemi bërë së bashku.
FC Drita e falënderon Zekën për gjithçka që ka dhënë për klubin tonë, duke besuar se rrugët që ndërtuam së bashku mund të na bashkojnë sërish në një moment tjetër.
Suksese dhe paç fat Zeko!”
