LOKALE/Komuna e Gjilanit me dëgjim buxhetor me shoqërinë civile dhe OJQ-të për periudhën 2027–2029

Në kuadër të planifikimit të Buxhetit Komunal për periudhën 2027–2029, në Sallën e Kuvendit pranë Shkollës së Muzikës është mbajtur dëgjimi buxhetor me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare (OJQ).

​Takimi është kryesuar nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi Kqiku, ndërsa të pranishëm me pjesëmarrjen e tyre ishin edhe Drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, si dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri.

​Gjatë këtij diskutimi publik, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe shoqërisë civile paraqitën kërkesat, propozimet dhe prioritetet e tyre kryesore për vitet e ardhshme.

Zyrtarët komunalë theksuan se kontributi i sektorit civil mbetet kyç për realizimin e një planifikimi buxhetor gjithëpërfshirës, transparent dhe plotësisht në shërbim të nevojave të qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët