SPORT/ Drita konfirmon largimin e trajnerit pas më shumë se dy viteve me suksese

FC Drita ka konfirmuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Zekirija Ramadani

Pas më shumë se dy vitesh e gjysmë në krye të skuadrës, ku udhëhoqi klubin drejt titujve kampionë dhe paraqitjeve me peshë në arenën ndërkombëtare, tekniku shkupjan mbyll këtë kapitull me bardhekaltrit.

​Përmes një komunikate zyrtare, klubi nga Gjilani ka shprehur falënderimet më të larta për kontributin e tij:

​”Ndërprejmë bashkëpunimin me kryetrajnerin Zekirija Ramadani.

​Klubi ynë shpreh mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë më shumë se dy vjetëve e gjysmë me trajnerin Ramadani.

​Bashkëpunimi ynë ishte i jashtëzakonshëm dhe sukseset që arritëm së bashku do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë.

Titujt kampion dhe arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi e punës kolosale që kemi bërë së bashku.

​FC Drita e falënderon Zekën për gjithçka që ka dhënë për klubin tonë, duke besuar se rrugët që ndërtuam së bashku mund të na bashkojnë sërish në një moment tjetër.

​Suksese dhe paç fat Zeko!”

Shpërndaj me të tjerët