KRONIKË/ Kërkohet mbështetje buxhetore për bletarët e Gjilanit

Kushtrim Kadriu kërkon mbështetje buxhetore për bletarët e Gjilanit pas një sezoni të dobët të mjaltit

​Asambleisti i Lëvizjes Vatra në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Kadriu, në koordinim me Shoqatën e Bletarëve të Gjilanit, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për planifikimin e buxhetit për vitin 2027, me fokus të veçantë mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare për bletarët lokalë.

​Kjo ndërhyrje vjen si pasojë e një prej sezoneve më të dobëta të regjistruara ndonjëherë në prodhimin dhe vjeljen e mjaltit, situatë kjo që ka dëmtuar rëndë sektorin e bletarisë në këtë komunë.

Sipas Kadriut, shumë bletarë përballen me humbje të mëdha pasi kanë pasur prodhim minimal ose nuk kanë arritur të vjelin fare mjaltë gjatë këtij sezoni.

​Në kërkesën e dorëzuar theksohet se subvencionet aktuale janë të pamjaftueshme për të mbuluar kostot e mbajtjes së shoqërive të bletëve dhe sfidat me të cilat po përballen prodhuesit lokalë.

Për këtë arsye, kërkohet që në kuadrin e planifikimit buxhetor për vitin 2027 të përfshihet një skemë e posaçme ndihmuese për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të këtij sektori vital të bujqësisë.

Shpërndaj me të tjerët