Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Mimoza Kadriu, ka vizituar sot Strehimoren për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Liria” në Gjilan, një qendër që ofron mbështetje, siguri dhe shpresë për nënat dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë në familje.
Përmes kësaj vizite, drejtoresha Kadriu shprehu mirënjohjen e sinqertë për stafin e strehimores për përkushtimin dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar në mbrojtjen dhe përkrahjen e këtyre kategorive të ndjeshme të shoqërisë.
Me këtë rast, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhuruar rreth 100 palë veshmbathje për fëmijët e strehuar aty, si një kontribut në shenjë solidariteti.
”Kujdesi për viktimat e dhunës nuk është vetëm detyrim institucional, por edhe përgjegjësi njerëzore. Së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri më të sigurt, më të drejtë dhe më të kujdesshme për çdo nënë dhe çdo fëmijë,” ka deklaruar Kadriu.
