FUTBOLL/ ​Visar Sermaxhaj udhëheq Dritën në San Marino kundër Tre Fiori

Ish-mesfushori ofanziv i FC Dritës, Visar Sermaxhaj, i cili është pjesë e shtabit teknik, do të marrë drejtimin e skuadrës në ndeshjen kundër Tre Fiori F.C., e vlefshme për raundin e tretë të kualifikimeve në UEFA Conference League.

​Sermaxhaj do të jetë në krye të kampionëve të Kosovës pas largimit të trajnerit Zekirija Ramadani.

​Klubi gjilanas ka njoftuar gjithashtu se nesër do të mbahet konferenca zyrtare për media, ku përballë gazetarëve do të paraqiten trajneri Sermaxhaj dhe mesfushori Vesel Limaj.

​Përballja ndërmjet Tre Fiori dhe Dritës do të zhvillohet të enjten në San Marino, me filim nga ora 21:00.

Shpërndaj me të tjerët