Zhongleri i njohur topit me kokë, Agim Agushi nga fshati Smirë e komunës së Vitisë, ka arritur një tjetër sukses të madh ndërkombëtar. Arritja e tij është realizuar më 28 nëntor 2025 në qytetin e Pavarësisë, Vlorë, ku është certifikuar zyrtarisht nga Librat e Rekordeve Botërore “Guinness World Records”.
Pas një triumfi historik në Vlorë, Agushi i ka vënë vetes objektivat më ambicioz të tij: pushtimin e ndërtimit më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai.
Sfida finale e zhonglerit kosovar është më 16, 17, 18 dhe 19 shtator 2026 . Ai do të tentojë të vendosë një rekord të ri duke u ngjitur me top në kokën e trupit të tij në ndërtesën gjigante prej 160 katesh dhe gjithsej 3,476 shkallësh.
Me këtë Agushi synon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e botës.
