Ish-mesfushori ofanziv i FC Dritës, Visar Sermaxhaj, i cili është pjesë e shtabit teknik, do të marrë drejtimin e skuadrës në ndeshjen kundër Tre Fiori F.C., e vlefshme për raundin e tretë të kualifikimeve në UEFA Conference League.
Sermaxhaj do të jetë në krye të kampionëve të Kosovës pas largimit të trajnerit Zekirija Ramadani.
Klubi gjilanas ka njoftuar gjithashtu se nesër do të mbahet konferenca zyrtare për media, ku përballë gazetarëve do të paraqiten trajneri Sermaxhaj dhe mesfushori Vesel Limaj.
Përballja ndërmjet Tre Fiori dhe Dritës do të zhvillohet të enjten në San Marino, me filim nga ora 21:00.
