Java në vijim do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta deri në 34°C, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Ndryshim i përkohshëm pritet vetëm të martën, me mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.
E hëna nis e nxehtë me temperatura deri në 34°C. Të martën, zhvillimet konvektive sjellin reshje të izoluara, erëra më të forta dhe rënie të temperaturave deri në 28°C.
Nga e mërkura deri të premten, rikthehet moti me diell, ku maksimalet arrijnë sërish deri në 34°C.
Për shkak të indeksit të lartë UV dhe temperaturave të larta, qytetarët këshillohen të shmangin diellin prej orës 10:00 deri në 16:00, veçanërisht të hënën, të enjten dhe të premten.
Për bujqësinë kushtet mbeten të favorshme për pjekjen e kulturave, por fermerët duhet të tregojnë kujdes nga stuhitë e mundshme apo breshëri ditën e martë.
