Në moshën 60-vjeçare ka ndërruar jetë Esat Morina, zyrtar financiar i administratës komunale në Gjilan.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja përmes një njoftimi mortor, ku u theksua se ai u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, të cilën e përballoi me dinjitet dhe forcë.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 18 korrik 2025, në kohën e drekës, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Esat Morina do të kujtohet si një njeri i urtë, i dashur dhe shembull për familjen dhe komunitetin.
Ngushëllime të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve!