LOKALE/Hapet panairi tradicional “Forco Traditën” në Gjilan

Gjilan, 27 nëntor 2026 – Me rastin e Festave të Nëntorit, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Lindje (AZHR), ka organizuar panairin tradicional “Forco Traditën”.

​Ky panair synon promovimin dhe ruajtjen e traditave, trashëgimisë kulturore dhe produkteve vendore të Komunës së Gjilanit. Gjatë kësaj ngjarjeje, artizaneve, prodhuesve lokalë dhe fermerëve u mundësohet që të prezantojnë punën dhe produktet e tyre para qytetarëve, duke krijuar hapësira të reja për promovim dhe zhvillim të bizneseve.

​Përmes këtij aktiviteti tradicional synohet fuqizimi i grave në biznes, mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe nxitja e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm në komunën e Gjilanit, me moton për ruajtjen e vlerave dhe mbështetjen e prodhimit vendor./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët