EKONOMI/Telkos jep pagën e 13-të për punonjësit besnikë në 10-vjetorin e themelimit

Si një kompani me kredibilitet dhe autoritet të lartë në treg, Telkos po shënon këtë vit 10-vjetorin e themelimit, një dekadë të karakterizuar nga zhvillimi i vazhdueshëm, investimet, zgjerimi i shërbimeve dhe përkushtimi maksimal për klientët e saj.

​Me rastin e këtij përvjetori jubilar, Telkos bëhet një prej kompanive të rralla që vendos të shpërblejë drejtpërdrejt lojalitetin e stafit.

Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin afatgjatë, kompania ka vendosur që çdo punonjës që plotëson 10 vite punë të pandërprerë të përfitojë pagën e 13-të.

​Ky vendim nuk do të jetë i njëhershëm, por do të aplikohet çdo vit në vazhdim për të gjithë punonjësit që arrijnë këtë kriter, duke shërbyer si një vlerësim i përhershëm për angazhimin e tyre ndër vite.

​Nga Telkos theksojnë se suksesi i një kompanie nuk ndërtohet vetëm përmes teknologjisë dhe investimeve, por mbi të gjitha përmes njerëzve që me profesionalizmin e tyre kontribuojnë çdo ditë në arritjen e objektivave të përbashkëta.

​Në përmbyllje të këtij përvjetori, kompania ka falënderuar të gjithë punonjësit, bashkëpunëtorët dhe klientët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi dhjetëvjeçar, duke riafirmuar përkushtimin për të vazhduar zhvillimin dhe sukseset e reja në të ardhmen.

Shpërndaj me të tjerët