Me shortin e tërhequr sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës janë përcaktuar çiftet e fazës së 1/16 së finales së Kupës së Kosovës, ku dy skuadrat e Gjilanit, Drita dhe Gjilani, kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të radhës.
Kampioni aktual i Kosovës, Drita, do të udhëtojë drejt Hanit të Elezit për t’u përballur me skuadrën e Ligës së Dytë, Sharrin, në një duel ku bardhekaltërit hyjnë me rolin e favoritit, por ku gara e kupës shpesh sjell befasi.
Nga ana tjetër, Gjilani do të ketë një transfertë po ashtu të vështirë, pasi i bie të luajë në udhëtim kundër Besës së Pejës, anëtare e Ligës së Parë.
Përballja në Pejë pritet të jetë mjaft konkurruese, duke pasur parasysh traditën dhe peshën e të dyja skuadrave.
Ndeshjet e fazës së 1/16 së finales së Kupës së Kosovës do të zhvillohen më 2 dhe 3 dhjetor 2026./dita24h/
