ARSIM/Për 28 Nëntor, gjimnazi “Zenel Hajdini” promovon faqen e re zyrtare

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan ka promovuar faqen e tij të re zyrtare në internet (zenelhajdini.com), një projekt që vjen si rezultat i idesë, talentit dhe punës së vetë nxënësve të kësaj shkolle.

​Nisma për këtë platformë digjitale kishte nisur para dy vitesh si vizion i nxënësve Engjull Ibrahimi, Alk Korça dhe Fron Ahmeti, ndërsa formën përfundimtare ia ka dhënë maturanti Fllad Hyseni, i cili ka realizuar faqen dhe është zotuar edhe për mirëmbajtjen dhe mbulimin e vazhdueshëm të kostos së domenit.

​Nga drejtoria e gjimnazit është vlerësuar lart ky angazhim i nxënësve, duke shprehur mirënjohje të veçantë edhe për mësimdhënësit e TIK-ut, të cilët po mbështesin zhvillimin digjital të shkollës.

​Siç bëhet e ditur, gjimnazi “Zenel Hajdini” synon që fushën e teknologjisë dhe programimit ta zgjerojë edhe më tej përmes lëndëve zgjedhore, për t’u krijuar nxënësve hapësira të reja për inovacion.

Shpërndaj me të tjerët