Për të rritur efikasitetin e punës dhe për të qenë gjithmonë në hap me kohën, kompania ka sjellë pirunin e ri për ngarkim dhe shkarkim.
“I gatshëm për çdo sfidë, për çdo gur dhe për çdo projekt që kemi përpara. Me të, puna bëhet më e lehtë, më e sigurt dhe shumë më e shpejtë,” tha pronari i kompanisë, Bashkim Halili.
Ai shtoi se përparimi i teknologjisë kërkon ritëm dhe përkushtim, prandaj edhe Fundamenti Granit-Mermer vazhdon të investojë në pajisje moderne, duke pasur gjithmonë si prioritet cilësinë dhe kënaqësinë e klientëve.
Fundamenti Granit-Mermer është kompani e njohur në Gjilan dhe më gjerë për profesionalizmin, korrektësinë dhe seriozitetin që e ka ndërtuar ndër vite me klientët e saj.
Ajo ka fituar besimin e tregut duke ofruar gjithmonë punë cilësore, shërbime të shpejta dhe zgjidhje të përshtatura për çdo projekt.
Emri i saj lidhet me përkushtim, saktësi dhe respekt ndaj çdo marrëveshjeje, duke u bërë zgjedhja e parë për shumë familje dhe biznese që kërkojnë punë të garantuar dhe afatgjatë.