Sot pritet shi, merrni çadrat me vete!

 

E premtja do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, ndaj qytetarëve u rekomandohet të jenë të përgatitur.

Temperaturat minimale do të sillen nga 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 19–22°C.

Era do të fryjë e lehtë, por lokalisht edhe e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.

 

Shpërndaj me të tjerët