Lajmi i fundit: Genc Nuza suspendohet për 4 xhiro nga FFK, shkak fyerjet ndaj drejtuesve të Gjilanit.
Federata e Futbollit të Kosovës ka suspenduar për 4 xhiro, gjyqtarin kryesor të ndeshjes Gjilani – Dukagjini, Genc Nuza për fyerjet që ky i fundit ka bërë ndaj drejtuesve të Gjilanit, ka shkruar në faqen e saj Kanal 10.
Gjilani e kishte denoncuar Nuzën për këto fyerje derisa i njëjti dënim i është shqiptuar edhe gjyqtarit tjetër Granit Pacollit!
