Alban Hyseni: Zhvillimi ekonomik, është shtyllë e rëndësishme e qeverisjes

 

Rezultate pozitive janë shënuar edhe në sferën e zhvillimit ekonomik lokal në Komunën e Gjilanit.

Derisa mbetet prioritet edhe në të ardhmen, ku dhe do të vazhdoi mbështetja.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se zhvillimi ekonomik, është shtyllë e rëndësishme e qeverisjes sonë edhe në të ardhmen.

“Zona industriale mbetet projekti kryesor për krijimin e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e bizneseve lokale” tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi do të vazhdojnë me Fondin për të rinjtë dhe gratë në biznes, për të nxitur ndërmarrësin dhe idetë e reja.

“Smart City dhe turizmi, janë drejtimet e reja që do ta zhvillojnë Gjilanin tonë”, tha kryetari Alban Hyseni.

 

 

Shpërndaj me të tjerët