Klubi Karatesë AS Gjilan ka bërë paraqitje shumë të suksesshme në Turneun Memorial “Adem Jashari 2025” në Ferizaj, të mbajtur më 16 nëntor.
Nga vetëm 7 garues, klubi arriti të marrë gjithsej 13 medalje: 4 të arta, 4 të argjendta dhe 5 të bronzta.
Medaljet e arta: Nejla Hajrullahu (KATA), Malik Sadiku (KATA), Kiara Beqiri (KUMITE), Bora Gagica (KATA)
Medaljet e argjendta: Omer Shaqiri (KATA), Alnisa Miftari (KUMITE), Bora Gagica (KUMITE), Omer Shaqiri (KUMITE)
Medaljet e bronzta: Malik Sadiku (KUMITE), Kiara Beqiri (KATA), Dimal Lakna (KATA), Alnisa Miftari (KATA), Dimal Lakna (KUMITE)
Ky rezultat dëshmon për punën e palodhshme të klubit dhe angazhimin e secilit garues. AS Gjilan edhe një herë tregoi se me disiplinë dhe përkushtim, suksesi nuk mungon.


