Kosova në vazon 3, rivalët dhe transferta që e presin në rrugën drejt Botërorit 2026

 

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur suksesin më të madh në historinë e saj, duke siguruar vendin e dytë në grupin eliminator të këtij kompeticioni.

Tashmë vëmendja është tek shorti i 20 nëntorit, ku do të mësohen kundërshtarët e “play off”-eve për botërorin 2026.

Kosova do të vendoset në vazon 3, çka nënkupton se do të shmangë përballjen direkte me Shqipërinë në gjysmëfinale.

Ndarja në 4 vazo, para hedhjes së shortit:

Vazo 1: Italia, Turqia, Polonia, Ukraina

Vazo 2: Skocia, Çekia, Sllovakia, Uellsi

Vazo 3: Irlanda e Veriut, Bosnja, Shqipëria, Kosova

Vazo 4: Maqedonia e Veriut, Rumania, Suedia, Irlanda e Veriut

Në gjysmëfinale, skuadrat e vazos 1 do të përballen me ato të vazos 4, ndërsa ekipet e vazos 2 do të luajnë kundër atyre të vazos 3.

Vendet pritëse për gjysmëfinalet janë skuadrat me renditje më të lartë, pra ekipet e vazove 1 dhe 2.

Kjo nënkupton se Kosova, njësoj si Shqipëria, duke qenë në vazon 3, do ta luajë ndeshjen gjysmëfinale në transfertë, ndaj një kundërshtari nga vazo 2.

Rivalët e mundshëm të tyre janë Skocia, Çekia, Sllovakia dhe Uellsi, në varësi të shortit. Në rast kalimi në finale, kundërshtari do të përcaktohet sërish nga shorti dhe kombinimet e mundshme: mund të jetë një skuadër nga vazo 1 ose ndonjë tjetër që avancon nga pjese tjetër e rrugëtimit.

Fituesi i gjysmëfinales (2–3) do të përballet me fituesin e gjysmëfinales (1–4).

 

Shpërndaj me të tjerët