Arian Mavriqi, njeriu që nuk lodhet së kujdesuri për natyrën dhe qytetin e tij

 

Fotografi i njohur i faunës dhe mbrojtës i natyrës, Arian Mavriqi, edhe një herë ka dëshmuar se dashuria për mjedisin nuk matet me fjalë, por me vepra.

Ai ka pastruar mbeturinat e lëna në shkallët e stadiumit “Agush Isufi” në Kamenicë, duke treguar se një qytet bëhet më i pastër vetëm atëherë kur dikush merr hapin i pari.

Ky nuk është një aksion i rastësishëm: kudo që has mbeturina, Mavriqi ndalet dhe i mbledh, pa e menduar dy herë.

Është një angazhim i përditshëm i tij, një akt i vogël që mbart një mesazh të madh, se secili prej nesh mund të ndryshojë diçka, qoftë edhe për pak.

Në postimin e tij të shoqëruar me fotografi nga aksioni, ai ka shkruar:“Mos e kalo një ditë pa bërë diçka për komunitetin ku jeton!”

Mesazh i thjeshtë, por i fuqishëm.

Veprime të tilla i japin shpresë komunitetit, frymëzojnë gjeneratat e reja dhe rikujtojnë se dashuria për vendin nis nga kujdesi për detajet më të vogla.

 

Shpërndaj me të tjerët