Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare veterani i arsimit, mësuesi Haki (Halit) Sadriu, kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi mortor. “Me dhimbje të madhe njoftojmë familjarët, të afërmit dhe miqtë se u nda nga jeta Mësuesi Haki (Halit) Sadriu”, thuhet në njoftimin e familjes. Ceremonia e varrimit do të mbahet më 09 dhjetor 2025, në varrezat e qytetit në Gjilan.
I paharruar qoftë kujtimi i tij!
Mësuesi Haki Sadriu ishte nga Ramabuqa e komunës së Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në Muhovc.
Shkollën e mesme në klasa të ndara Gjilan-Prizren-Mitrovicë-Prishtinë dhe se fundmi përsëri në Gjilan ku edhe e përfundoi, po ashtu edhe shkollën normale e përfundoi në Gjilan..
Gjatë karrierës së tij, ai dha një kontribut të çmuar në procesin edukativo-arsimor, duke shërbyer me përkushtim në shkollat e fshatrave: Dazhnicë, Hogosht, Kopërnicë, Zarbincë, Novosellë, Ramabuqë, Suharrë dhe Muhovc.
Në vitin 1996 ai u pensionua pas një pune shumëvjeçare në arsim.
