Gjilani ka një histori të pasur urbane, e cila në të kaluarën identifikohej përmes mëhallave, ndarje tradicionale të qytetit që ruanin karakterin shoqëror, kulturor dhe zanatçor të banorëve.
Sipas librit “Gjilani qendër e Anamoravës deri në gjysmën e parë të shek. XX” të studiuesit Aliriza Selmani, më poshtë paraqiten mëhallat kryesore që kanë ekzistuar dikur në Gjilan, bashkë me emërtimet e tyre origjinale. Mëhallat historike të Gjilanit
1. Mëhalla e Bejlerëve (Bejler Mahalla). E njohur si lagjja e qarshisë; një prej zonave më të vjetra të qytetit.
2. Çifllëk Mëhalla. Shtrihej midis rrugëve “Rexhep Ymeri” dhe “Isa Kastrati”.
3. Mëhalla e Xhamisë së Vjetër. Përgjatë të dy anëve të rrugës “Ali Pashë Presheva”.
4. Mëhalla e Varoshit. Zona që sot njihet si rruga e Prishtinës (M.Ollbrajt).
5. Mëhalla e Romëve Myslimanë Vendbanimi i vjetër në zonën e sotme të “Dheut të Bardhë”.
6. Mëhalla e Çarshisë. Qendra e vjetër tregtare me dyqane, zejtarë dhe punishte.
7. Mëhalla e Balecit. Rreth Xhamisë së Balecit dhe çeshmës së saj karakteristike.
8. Dere Mëhalla. Shtrihej përgjatë lumit Mirusha, përfshirë edhe Xhaminë e Vogël e zonat përtej saj.
9. Mëhalla e Muhaxhirëve. Nga zona afër gjimnazit të vjetër deri te Banja e Gjilanit.
10. Lagjja e Masuricës. Përballë parkut të qytetit, e njohur edhe si Baqevina.
Nënlagjet tradicionale
Përveç mëhallave kryesore, kanë ekzistuar edhe disa nënlagje të njohura: Lagjja Baqevina, Lagjja e Lakrave, Gazhane Mahalla, Arap Mahalla, Bajrakli Mëhalla, Sheqer Mëhalla, Karadak Mëhalla, Pishtol Mëhalla.
Këto emërtime pasqyrojnë zhvillimin shoqëror të Gjilanit në periudhën osmane dhe viteve të hershme të shekullit XX, duke ruajtur kujtimet e një qyteti që ka kaluar nëpër transformime të mëdha urbane.
