LRF Gjilan shpall zgjedhjet për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

 

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit njofton opinionin sportiv se në mbledhjen e Bordit, të mbajtur më 15.12.2025, është marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, për mandatin 2026–2030.

Vendimi është marrë në përputhje të plotë me Statutin e FFK-së dhe Statutin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, me synimin për të garantuar një proces të rregullt, të hapur dhe transparent.

Zgjedhjet do të mbahen më 17.01.2026, duke filluar nga ora 17:00, ndërsa për vendin e mbajtjes delegatët do të njoftohen me kohë përmes ftesave zyrtare.

LRF Gjilan siguron opinionin se procesi zgjedhor do të zhvillohet në përputhje me parimet e transparencës, barazisë së kandidatëve dhe respektimit të statutit.

 

Shpërndaj me të tjerët