Parashikimi i motit për vikend

 

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes do të ketë mjegull e cila në disa zona do të mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë C.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

Të dielen parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë C.

Do të fryje erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

 

 

Shpërndaj me të tjerët