Gjilanasi Gyltekin Selimi emërohet trajner i KB Vëllaznim

 

Trajneri gjilanas i basketbollit, Gyltekin Selimi, është emëruar zyrtarisht trajner i KB Vëllaznimi të Gjakovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit gjakovar, ku thuhet se KB Vëllaznimi ka gjetur zëvendësuesin e Rajko Krivokapić.

Drejtimin e skuadrës e merr Selimi, i cili është përzgjedhës i Kosovës për gjeneratat e reja dhe ish-asistent i Përfaqësueses së Kosovës A.

Trajneri nga Gjilani do ta udhëheqë skuadrën që nga ndeshja e ardhshme, ku gjakovarët do të përballen me Bashkimin.

Shpërndaj me të tjerët