FC Drita vazhdon të dëshmojë vizion dhe profesionalizëm duke investuar në mënyrë të vazhdueshme në shëndetin dhe performancën e futbollistëve të saj.
Nëpërmjet bashkëpunimit me VSO Clinic, klubi ka sjellë në ambientet e tij një nga teknologjitë më të avancuara në botë për rigjenerim sportiv – Cryosport AVA CR7.
Kjo pajisje përfaqëson gjeneratën më të re të krioterapisë dhe përdoret nga klube elitare dhe atletë të nivelit më të lartë ndërkombëtar.
Cryosport AVA CR7 mundëson rikuperim më të shpejtë pas ngarkesave fizike, reduktim të inflamacionit, përmirësim të qarkullimit të gjakut si dhe optimizim të performancës së përgjithshme fizike.
Me këtë investim, FC Drita renditet ndër klubet e para në rajon që implementon teknologji të këtij niveli në procesin e rehabilitimit dhe rigjenerimit të sportistëve, duke ndjekur standardet më bashkëkohore të shkencës sportive.
Ky hap i rëndësishëm konfirmon përkushtimin e klubit për zhvillim afatgjatë dhe për krijimin e kushteve optimale për sukses sportiv, duke e vendosur FC Dritën në linjë me praktikat më të mira të futbollit modern.

