Kampioni aktual i futbollit, FC Drita, ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Endrit Morina.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi ka bërë të ditur se marrëveshja me Morinën është mbyllur me marrëveshje të dyanshme, duke e falënderuar atë për kontributin dhe angazhimin gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit.
“Klubi ynë e falënderon Endritin për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e FC Dritës.
