Sot u hodh shorti për fazën Play-Off të UEFA Conference League, ku FC Drita do të përballet me skuadrën NK Celje nga Sllovenia.
Ky është një tjetër sfidë e rëndësishme evropiane për klubin bardhekaltër, që synon të vazhdojë rrugëtimin me përkushtim, disiplinë dhe krenari për futbollin kosovar.
Datat dhe oraret e ndeshjeve do të bëhen të ditura në ditët në vijim.
Shorti konsiderohet relativisht i favorshëm për Dritën, meqë në opsion ka qenë edhe AZ Alkmar nga Holanda, nga i cili klubi kishte pësuar disfatë të thellë në takimet e mëparshme.
Drejtuesit teknik të klubit e vlerësojnë lart NK Celje, por shohin shkëndija të shumta për ta tejkaluar këtë sfidë dhe për të siguruar avancimin.
Rruga evropiane vazhdon, Drita kërkon fitore dhe krenari për Kosovën!

