Florent Ramadani, përforcimi i dytë i Dritës në këtë afat

 

FC Drita ka zyrtarizuar përforcimin e dytë në këtë afat kalimtar, duke arritur marrëveshje me sulmuesin e majtë Florent Ramadani.

Ramadani vjen nga Shkëndija e Tetovës, skuadër me të cilën ka zhvilluar gjithsej 148 ndeshje zyrtare, duke qenë një nga lojtarët më konstantë në repartin ofensiv.

Futbollisti pritet t’i bashkohet ekipit që nesër në Antalya, ku Drita po zhvillon fazën përgatitore për vazhdimin e sezonit.

Florent Ramadani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e gjysmë, e vlefshme deri në qershor 2028, dhe tashmë do të jetë pjesë e familjes bardhë e kaltër.

Ky transferim konfirmon ambiciet e Dritës për të forcuar repartin ofensiv dhe për të qenë sa më konkurruese në vazhdim të kampionatit.

Shpërndaj me të tjerët