SC Gjilani ka regjistruar edhe një fitore tjetër në kuadër të ndeshjeve miqësore në Antalya të Turqisë, duke mposhtur skuadrën moldave FC Zimbru Chișinău me rezultat 2:0.
Golin e parë për skuadrën bardhekuqe e realizoi Oltion Bilalli, i cili po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera në fazën përgatitore, ndërsa golin e dytë dhe atë të fitores e shënoi sulmuesi i krahut Albin Prapashtica.
Kjo ndeshje ishte testi i fundit për Gjilanin në kuadër të përgatitjeve dimërore në Antalya.
Disa ditë më parë, skuadra gjilanase kishte shënuar fitore edhe ndaj ekipit uzbek FC Bunyodkor, me rezultat 2:1, ku të dy golat për “bardhekuqtë” i realizoi po ashtu Oltion Bilalli.
Forma e mirë e Bilallit dhe rezultatet pozitive në ndeshjet testuese japin sinjale pozitive për vazhdimin e sezonit dhe synimet e Gjilanit në garat vendore.

