KV Drita rikthehet në parket, të dielën përballet me KV Luboteni

 

Të dielën, KV Drita- meshkujt  rikthehet në parket me fillimin e pjesës pranverore të kampionatit, ku e pret një përballje e rëndësishme.

Në kuadër të xhiros së parë të stinorit pranveror, ekipi bardhekaltër do të përballet me KV Luboteni, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante dhe konkurruese.

Takimi do të zhvillohet nga ora 18:00 në Palestrën e Qytetit në Kamenicë.

Nga kampi i Dritës bëjnë të ditur se ekipi është i përgatitur për këtë sfidë dhe synon ta nisë pjesën e dytë të kampionatit me rezultat pozitiv.

“Na pret një ndeshje e fortë, ku çdo pikë ka peshë dhe ku mbështetja juaj është forca jonë më e madhe. Ejani të jeni pranë ekipit dhe ta nisim pjesën pranverore ashtu siç e meriton, me përkrahje dhe rezultat pozitiv”, kanë porositur drejtuesit e KV Dritës.

Në fund, ata kanë ftuar tifozët që të jenë të pranishëm në palestër dhe ta përkrahin ekipin e tyre me thirrjen tradicionale:

“Përpara DRITA, krenaria e qytetit!”

 

Shpërndaj me të tjerët