Një ndër lojtarët më premtues të KV Drita, dhe njëherësh reprezentues i Kosovës U18, Kejsi Mavriqi, ka festuar ditëlindjen e tij të 17-të me një surprizë të veçantë nga bashkëlojtarët e tij.
Skuadra i ka dhuruar një tortë të personalizuar me fotografinë e tij, një moment i ngrohtë dhe i veçantë që ka sjellë buzëqeshje dhe emocion në zemrën e Kejsit.
“Befasia që KV Drita më bëri sonte për 17-vjetorin tim ishte e mrekullueshme. Faleminderit shumë, djema, Zoti ju nderoftë!”, ka thënë Kejsi, i emocionuar nga kujdesi i bashkëlojtarëve.
Ky moment tregon bashkëpunimin, miqësinë dhe frymën e fortë të skuadrës, si dhe vlerësimin që klubi ka për talentet e tij të rinj.

