Kampioni aktual përballet me Ferizajin në nisje të stinorit pranveror
Kampioni aktual, Drita e Gjilanit, sot nis stinorin pranveror në transfertë ndaj Ferizajit, në një ndeshje që pritet të jetë e fortë dhe e vështirë.
Drita ka bërë disa ndryshime në përbërje gjatë afatit kalimtar, ndërsa Ferizaji është përforcuar dukshëm.
Kryetrajneri Zekirija Ramadani ka theksuar se skuadra është e fokusuar në objektivin e saj, edhe pse fusha dhe kundërshtari paraqesin vështirësi.
Ai shtoi se ekipi është i përgatitur psikologjikisht, ndërsa forma fizike do të rritet me ndeshje zyrtare.
Edhe mbrojtësi qendror Egzon Bejtullahu ka vlerësuar ndeshjen si të vështirë, duke theksuar se atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe se Drita synon të vazhdojë me rezultate pozitive.
Drita stinorin vjeshtor e përfundojë në pozitën e 4 të tabelës së klasifikimit me 29 pikë të tubuara, ndërsa Ferizaji është e parafundit me 19 pikë, dhjetë më pak se Drita dhe se është në zonën e rrezikuar për rënie nga superliga.

