FC Drita ka njoftuar se mesfushori i skuadrës, Ilir Mustafa, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjike dhe tashmë do të marrë kohën e nevojshme për rikuperim.
Sipas njoftimit të klubit, Iliri ishte i pafat me dëmtimin, pasi i është përsëritur lëndimi i vjetër, duke këputur ligamentin ACL, të cilin e kishte operuar edhe më herët, më shumë se një vit më parë.
Klubi i ka uruar Ilir Mustafës rikuperim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë.
