Drita “fluturon” në Therandë, fitore e madhe në udhëtim

KV Drita triumfon në Therandë, fitore e vlefshme ndaj Golden Eagle Therandës

KV Drita (meshkujt) ka shënuar një fitore të rëndësishme në Therandë, duke mposhtur skuadrën nikoqire Golden Eagle Theranda me rezultat 3:1 në sete, në kuadër të javës së 13-të të Raiffeisen Superligës A të Kosovës.

Drita vazhdoi serinë pozitive me një paraqitje shumë të mirë në udhëtim, duke treguar disiplinë, përkushtim dhe lojë të organizuar ekipore.

Djemtë bardhekaltër nuk i lanë shumë hapësirë kundërshtarit dhe kontrolluan rrjedhën e ndeshjes në momentet kyçe.

Kjo fitore është dëshmi e punës së madhe, sakrificës dhe karakterit të ekipit, që po vazhdon të tregojë stabilitet dhe formë të lartë në kampionat.

Shpërndaj me të tjerët